Luftoni stresin dhe pagjumësinë me bimën mjekësore më të lashtë shqiptare

 

Nga Rolina Naço, dietologe

Kamomili (matricaria recutita)
Kamomili është bimë mjekësore shumë e njohur në vendin tonë. Përmban salicylates dhe mikronutirentë quercetin, choline, vitaminat B1, B2, B3 dhe C.
Është diuretik, anti-inflammatori, antialergjik, qetësues dhe shërues. Ndihmon për të hapur oreksin, në tretjen e mirë, gjumin, qetëson nga dhimjet e kokës dhe dhimbjet e barkut që shfaqen gjatë menopauzës. Duke mbajtur në gojë ujin e kamomilit ndihmon te infeksionet e vogla të gojës dhe të mishit të dhëmbëve.
Në fasha të lagura ndihmon në trajtimin e problemeve të vogla të lëkurës dhe të skuqjes së syve.
Vaj nga kamomili përdoret për të shëruar djegie të vogla.
Kamomili shumë rrallë krijon alergji. Por në sasi të mëdha krijon shqetësime në stomak.
Kamomili është i njohur tek ne në formën e çajit të ngrohtë. Është me efektive kur bëhet nga lule të freskëta.
Kujdes: Kur bëhet çaj me lule të thata është mirë mos të ziejnë bashkë me ujin e ngrohtë por në ujin e grohtë të lihet vetëm për rreth 2 minuta.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit