“Boll reklamave! Shihni ç’bëhet në spitalin e Fierit, katastrofë…”

“Shihni çfarë bëhet në Spitalin e Fierit zotëri i nderuar, katastrofë, krevati i të sëmurit mbahet në këmbë me copa tulle të thyera, dyshek të djegur, boll reklamave ju lutem!”

Është ky një koment i bërë para pak minutash në videon e postuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku tregon për rritjen që do t’i bëhet buxhetit për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale për vitin 2018.

Edhe pse Fieri është qarku më i madh i vendit, pas Tiranës, shumë pak investime janë bërë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku përveç fierakëve, pret dhe mjekon pacientë edhe nga Saranda, Përmeti, Tepelena, Mallakastra. I vetmi investim i përfolur në vitet e fundit për spitalin e Fierit është ai i Urgjencës, që është pjesë e investimeve për Urgjencën Kombëtare. Ky investim, i përuruar nga ish-ministri Ilir Beqaj, prej rreth 100 milionë lekësh, është bërë vetëm për katin e parë të godinës. Ndërkohë, në katet e tjera godina është thuajse tërësisht e amortizuar, mure me lagështirë, tavane gjysmë të rrëzuara dhe, siç komenton qytetari, “krevate që iu mungojnë edhe këmbët, ku në vend të tyre janë vendosur tulla”.

Nga dokumentet e siguruara nga Gazeta “Shëndet+” në maj të vitit 2017, rezulton se për dy vitet e kaluara për këtë spital nuk ka pasur as rritje në buxhet dhe as në investime (lexo këtu).

Shpresojmë që për vitin 2018, me premtimet e bëra për rritjen e buxhetit për shëndetësinë, të bëhen më shumë investime nëpër spitalet në të gjithë vendin, ku ashtu si ai i Fierit, kanë mungesa të theksuara, duke filluar nga ato më baziket “këmbë për krevatet”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Ushqimet ultra të përpunuara, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet
Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën