Fytyra, zgjidhni kremrat me fruta dhe perime

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Frutat e lëngshme dhe perimet plot aromë janë përbërësit që përdoren gjerësisht në produktet e reja kozmetike për rigjenerimin e lëkurës dhe kundër plakjes.

Nga manaferrat deri te papaja

Acarimet dhe skuqjet e vogla, apo shfaqja e pikave të kuqe kur temperaturat ulen, mbahen në kontroll nga flavonoidet të cilat gjenden te manaferrat dhe boronicat, të afta për të zbutur dhe për të forcuar muret e vogla kapilare.

Pastaj janë agrumet, te të cilat është vitamina C, e cila stimulon qarkullimin e qelizave, nxit prodhimin e fibrave elastike për të rritur tonet muskulore, shndrit lëkurën duke i bërë më pak të dukshme njollat e errëta. Pa harruar se limoni në veçanti ka një veprim të dobishëm regjës për lëkurat e yndyrshme.

Në funksion të anti plakjes ,aleatë të rëndësishëm janë antioksiduesit e shegës, të rrushit dhe acidet e ëmbla të papajës, të mollës dhe shalqirit, të afta për të eliminuar shtresat sipërfaqësore të lëkurës të rrudhura dhe për të aktivizuar ripërtëritjen e qelizave, proces që fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës , duke i dhënë vitalitet të ri lëkurës.

Perimet që nuk duhen harruar

Më pak të zakonshme se frutat, por po aq efektive për kujdesin e lëkurës, perimet i gjejmë në mesin e përbërësve në formulat kozmetike.

Karota mbron , rigjallëron dhe stimulon nxirjen, e përdorur kryesisht te kremrat kundra diellit.

Ndërsa kungulli, me përqendrimin e lartë të beta karotene, vitamina A dhe D, magnezit dhe hekurit, ndihmon për të ruajtur vitalitetin dhe freskinë e indeve të lëkurës. Një veprim i fuqishëm kundër  plakjes së parakohshme është edhe likopeni, një antioksidues i cili gjendet në domate ndërsa kastraveci ka efekt hidratues dhe freskues, i çmuar në rastin e lëkurave të yndyrshme.

Shumë të vlerësuara nga kozmetika janë edhe bashkimet e frutave dhe perimeve: panxhari dhe kokosi i japin shëndet dhe butësi lëkurës, ndërsa ulliri dhe rrushi ndriçojnë dhe zbusin shenjat e plakjes./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave