Tashmë ullinjtë e rinj janë gati. Një salcë e tyre do të bëjë darkat tuaja më të lehta dhe të shëndetshme, ndërsa buka më vete do jetë një zgjidhje fare praktike.
Përbërësit
- 1 hudhër mesatare
- 2 kokrra koperi
- 100gr ullinj të bërë
- 2 lugë të mëdha majdanoz të grirë
- 1 lugë të madhe lëng limoni
- 2 lugë të mëdha vaj ulliri
- kripë
- piper
Përgatitja
Bluani të gjithë përbërësit bashkë në blender. E ruani salcën në kavanoz qelqi dhe e përdorni për të lyer bukën e thekur ose si shtrat për sanduiçët, të cilët i plotësoni me djathë të bardhë dhe pak domate të tharë.
*Kjo salcë është burim shumë i mirë anti-oksidantësh dhe yndyrnash të pangopura, të cilat mbrojnë nga kolesteroli i lartë dhe pengojnë oksidimin e tij. Ajo çka vihet re në studime është se, forma e oksiduar e kolesterolit është ajo që sjell dëmtime serioze në arterie. Vitamina E dhe acidet lyrore si ato që gjenden te ullinjtë, janë elementet që pengojnë oksidimin e kolesterolit./ Shendeti.com.al


