MOS i akuzoni! Jo gjithmonë burrat ankohen kot gjatë dimrit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Është përfolur prej dekadash për të ashtuquajturin “gripi i burrave”, por, sipas një eksperti, është koha që mos ta marrim aq lehtësisht.

Dr. Kyle Sue, një mjek kanadez gjetjet e të cilit janë publikuar te Revista Mjekësore Britanike, pretendon se ndryshimet psikologjike mes burrave dhe grave mund të çojnë në reagime të ndryshime ndaj ftohjeve dhe viruseve.

“Studimi e vë theksin te fakti që burrat kanë një sistem imunitar më të dobët kur bëhet fjalë për infeksionet e zakonshme virale dhe gripit”, tregon ai për të përditshmen “The Guardian.

“Kjo  tregohet në faktin që ata kanë simptoma më të përkeqësuara, që zgjasin më shumë, dhe janë më të predispozuar që të përfundojnë në spital apo në raste edhe më të rralla edhe të vdesin nga kjo”.

Sue analizoi një sërë studimesh ku janë përfshirë si kafshë ashtu edhe njerëz, dhe zbuloi se testosteronet mund të ngadalësojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj gripit, ndërsa që hormonet e seksit femëror mund ta rrisin atë. Ai citon gjithashtu studime që kanë zbuluar se burrave iu duhet dyfish kohë që të shërohen nga sëmundjet virale krahasuar me gratë.

“Duhet të bëhen më shumë studime, të cilësisë së lartë, që kontrollojnë për faktorë të tjerë mes burrave dhe grave para se mund të themi me siguri që kjo diferencë në imunitet ekziston”, tregon Sue për “The Guardian”.

“Ndodh edhe sepse gratë janë më elastike,  e rimarrin veten më shpejt dhe janë të afata të manovrojnë më shumë kur janë të sëmura”.

 Burimi: The Guardian/ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun