Teatri i të shtypurit përmes lentes multimediale

Teatri i të shtypurit përmes lentes multimediale” është projekti më i ri i organizatës Youth4Society i mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian. Prej datës 7 deri më 15 Dhjetor 2017, u mbajt në Durrës aktiviteti i dytë i këtij projekti ku morën pjësë 32 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Rumania, Anglia, Italia dhe Turqia. Ky trajnim kishte si qëllim tu mësonte punonjësve rinorë metodologjinë e Teatrit të të Shtypurit dhe përdorimin e multimedias si një kombinim aftësish dhe tematikash në për tu përdorur në gjithëpërfshirjen e grupeve të marxhinalizuara.  Gjatë javës së trajnimit të rinjtë patën mundësi të mësojnë përmes edukimit jo-formal, të njihen me aplikacione të ndryshme dixhitale, të mësojnë si të bëjnë fotografi dhe video editime, të njihen me metodën e teatrit të të shtypurit si, dhe të diskutojnë mbi tematika të cilat i prekin ata çdo ditë.

Gjatë punës në grupe të rinjtë punuan për të krijuar një set me video promovuese me tematikë gjithëpërfshirjen, e njëkohësisht vunë në skenë disa pjesë përmes teatrit të të shtupurit duke targetuar fenomene si bulizmi, presioni shoqëror, diskriminimi, etj. Ky lloj teatri është në metodologji edukative e cila u lejon të rinjve të bëhen aktorë dhe spektatorë në të njëjtën kohë e të diskutojnë aty fenomene shtypjeje që i shqetësojnë në përditshmërinë e tyre. Pas vënies ne skenë të një pjese me disa akte, publiku ftohet të ndërrojë aktrët për ti dhënë një zgjidhje alterantive konfliktit në skenë. Kështu ata marrin rolin e aktorit dhe reflektojnë mbi zgjidhjet e ndryshme të një problemi ndërkohë që aktrojnë. Kjo medotodologji është tashmë mjaft e njohur nëpër Evropë dhe Youth4Society e sjell atë të kombinuar me multimedian dhe teknikat e ndryshme të fotografisë e të video editimit nga vetë të rinjtë.

Një nga ditët e trajnimit pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë organizatët Roma Active Albania e cila punon në fushën e gjithëpërfshirjes me komunitetin Rom në Shqipëri. Gjatë vizitës pranë zyrave të të RAA në Tiranë grupi u njoh me më shumë informacion mbi punën me komunitetin Rom në Shqipëri si dhe ndanë eksperiencat e tyrë në këtë fushë apo në tematika të tjera të gjithëpërfshirjes.

Përmes një seti të tematikave si përjashtimi social, të drejtat njerëzore, anti diskriminimi, promovimi i diversitetit dhe gjithëpërfshirjes, lufta kundër intolerancës etj, të rinjtë kaluan 8 ditë në trajnim duke mësuar me ekspertë të njohur europianë se si të përdorin tetarin dhe multimedian për të rritur ndërgjegjësimin mbi këto tematika dhe si të aftësohen përmes përvetësimit të metodave të reja të punës dhe përmirësimit të kompetencave të tyre. Njohuritë e marra në këtë trajnim të rinjtë do ti aplikojnë në nivel lokal duke zhvilluar aktivitetet në shtetet e tyre përkatëse gjatë Dhjetorit dhe Janarit të ardhshëm.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse