Pyet mjekun: A mund të hiqen lythat gjenital përfundimisht?

 

Përshëndetje! Jam e interesuar të di për lythat gjenital. Nëse i djeg tek mjeku dhe të dalin prapë, i lyejë me pomadë dhe të dalin prapë, çfarë duhet bërë që të zhduken?

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke obstetër-gjinekologë në Qendrën Shëndetësore Nr.3, Tiranë. 

Lythat gjenital janë sëmundje ose  infeksione seksualisht të transmetueshme. Ka dy mënyra të mjekimit të tyre. Një mënyrë  mjekimi është me kondilinë, i cili është një solucion që ka një specifikë në mjekim, pasi ka brenda disa shufra dhe çdo kondilomë apo çdo lyth duhet të lyhet me njërën nga këto shufra. Mjekimi duhet i përditshëm derisa ata të zhduken fare dhe bien. Kjo është një mënyrë. Një metodë tjetër është heqja e tyre me kyret. Pra hiqen komplet, por në përgjithësi është shumë efektiv mjekimi me kondilinë, por nga ana tjetër e përsëris që në mjekimin e saj ka një veçanti. Ose duhet të shkojë çdo ditë tek mjeku ta mjekojë, ose duhet mësuar shumë mirë një person tjetër i afërm i asaj që ka kondilomën që ta mjekojë mirë. Mjekimi zgjat në kohë, për vetë faktin se kondilomat shtohen në mënyrë shumë të shpejtë, por varet dhe nga vendi ku janë vendosur./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë