Recetë gatimi: Qofte me thjerrëza të kuqe dhe shegë

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Një ushqim ideal për fëmijët, plot hekur dhe proteina

Përbërësit

Për 30 qofte (6 racione)

  • 35gr tahini
  • lëngun e 1 1/3 limoni
  • 4 hudhra të shtypura
  • kripë, piper
  • 7lm vaj ulliri
  • 90gr thjerrëza të kuqe
  • 50gr bullgur
  • 200gr karota
  • pak sheqer kaf
  • 150ml lëng karote ose ujë
  • 1 qepë të kuqe, të grirë hollë
  • 1lm kimino
  • 1lv spec të kuq të bluar
  • 1lm salcë specash
  • 1lm pure domateje
  • gjethet e dy tufave koliander të freskët ose majdanoz
  • kokrrat e 1 shege
  • 25gr gjethe sallatë

Përgatitja

  1. Për të bërë salcën e tahinit, përzieni tahinin me 75ml ujë, lëngun e gjysmë limonit, 1 hudhër të shtypur, kripë, piper dhe 2 lugë të mëdha vaj ulliri. Salca duhet të ketë konsistencë të trashë.
  2. Hidhni thjerrëzat në 250ml ujë dhe i zieni, pasi marrin vale ulni zjarrin, mbulojini me kapak dhe i lini për rreth 20minuta, deri sa të zbuten plotësisht. Hiqini nga zjarri dhe hidhni bullgurin, i lini rreth 20min bashkë, sa të fryhen kokrrat e bullgurit.
  3. Gatuani karotat me sheqerin, kripën dhe piperin, në lëngun e karotave ose në ujë. Kur të jenë zbutur plotësisht, kulloni ujin, shtypini dhe bashkojini me thjerrëzat.
  4. Në tigan vendosni lugën tjetër të vajit të ullirit dhe kaverdisni qepen deri sa të zbutet plotësisht, rreth 7minuta. Hidhni kiminon, specin e kuq pluhur, dhe hudhrën e mbetur, dhe gatuani 2 minuta akoma. Shtoni pastën e specave dhe purenë e domates dhe gatuani edhe 30sec. Hidheni përbërjen në enën me thjerrëzat. Shtoni lëngun e 1 limoni, gjysmën e koliandrit, 2 lugë të mëdha vaj ulliri dhe provoni për kripë, piper.
  5. Formoni qoftet sa një kokërr arrë, me një shtypje të vogël në mes, për të vendosur shegët. Përzieni koliandrin e mbetur me 2 lugë vaj ulliri dhe limonin që ka tepruar dhe e hidhni sipër qofteve. Spërkateni me salcën e tahinit. Shërbejini me gjethe sallate.

Shpjegime*

  • Nëse s’keni koliandër të freskët, përdorni majdanozin.

Kjo recetë është shumë e pasur në minerale, veçanërisht hekur dhe magnez, si dhe në fibra bimore dhe proteina. Përmban antioksidante dhe fitokimikate shumë të vlefshëm kundër kolesterolit të lartë dhe diabetit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin