A duhet të ushqehen foshnjat me ujë? Pediatrit: Mund të jetë FATALE

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Pediatrit paralajmërojnë prindërit mbi rreziqet e ushqyerjes me ujë të foshnjave që nuk mbushur akoma 6 muaj, pasi mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e tyre.

Foshnjat nuk kanë nevojë për ujë si fëmijët dhe të rriturit, edhe në ditët shumë të nxehta. Sipas një studimi të publikuar nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, qumështi i gjirit është mjaftueshëm i pasur në ujë dhe me pak përqendrim të elektroliteve. Prandaj, gjatë gjashtë muajve të parë të lindjes foshnjat mund të qëndrojnë të hidratuar edhe duke u ushqyer vetëm me qumësht gjiri.

Një fakt që prindërit duhet ta dinë: 88% e qumështit të gjirit është ujë. Qumështi i gjirit dhe formula kanë të gjitha lëngjet e nevojshme për bebet. Nëse një bebe konsumon shumë ujë, mund të rezultojë në intoksikim dhe komplikacione më të rënda, deri në vdekje.

Për gjashtë muajt e parë të lindjes do të ishte mirë që foshnjat t’i marrin kaloritë dhe ujin e nevojshëm nga qumështi i gjirit ose formula për bebe, rekomandon Shoqata Amerikane e Pediatërve.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë