3 pijet që do t’ju shpëtojnë nga fryrja e barkut

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Ndieni fryrje të barkut? Këto pije të shijshme do t’ju ndihmojnë të shpëtoni njëherë e mirë nga ky problem bezdisës.

Majdanoz, fara koperi dhe limon

Përbërësit te majdanozi ndihmojnë në zhdukjen e disa baktereve të këqija, dhe ndihmojnë mëlçinë të sekretojë lëngun bile, që ndhmon në procesin e tretjes së yndyrave. Kopra vepron si antispasmodik, duke lehtësuar dhimbjet e barkut. Ndërsa kuercentina te limoni ka veti anti-inflamatore.

Përbërësit: majdanoz, fara të koperit, limon dhe mjaltë i papërpunuar

Tonik me kastravec dhe nenexhik

Shumë probleme të tretjes mund të shkaktohen nga inflamacioni; në këtë pjesë të trupit shkaktohet shumë nxehtësi. Kastraveci dhe nenexhiku janë dy produkte natyrale shumë freskuese. Studimet kanë treguar se nenexhiku mund të lehtësojë dhimbjet e sindromës së zorrës së irrituar të shkaktuar nga inflamacioni në traktin gastrointestinal.

Përbërësit: nenexhik, kastravec dhe kripë deti.

Tonik me xhenxhefil dhe lule hibikus

Xhenxhefili ka përbërës të quajtur xhinxherolë, që kanë veti anti-inflatatore. Një tjetër përbërës i xhenxhefilit ndihmon në procesin e tretjes së ushqimit. “Nëse ushqimet nuk treten mirë, ato fillojnë të fermentohen në zorrë, duke shkaktuar kështu gazra dhe fryrje barku.

Lulja e Hibikusit, nga ana tjetër, përmban polifenolë që ndihmojnë në lehtësimin e sistemit tretës. (Kujdes!! Gratë shtatëzana nuk duhet të konsumojnë këtë bimë).

Përbërësit: lule hibikusi të thatë, xhenxhefil i freskët, mjaltë i papërpunuar.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë