Pyet mjekun: Më ka dalë niveli i sheqerit në gjak nën normë…

Përshëndetje! Kam bërë analizat dhe vlerat e sheqerit në gjak më kanë dalë nën normë (68 mg/dl). Ju lutem, a mund të pyesni një mjek të mirë sa shqetësuese mund të jetë një vlerë e tillë?

Përgjigjet Dashamir Gjergji, mjek endokrinolog në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Hipoglicemia është një term mjekësor që përdoret për të përshkruar nivelet e ulëta të sheqerit në gjak. Kur vlerat e sheqerit janë më të larta se sa norma, p.sh. 126mg/dl, konsiderohet diabet i sheqerit dhe, kur vlerat janë më pak se 70 mg/dl, ndodh e kundërta e diabetit ose hipolicemia (rënia e sheqerit). E  rëndësishme është që kjo të kapet në kohë dhe të mjekohet, sepse mund të jetë një hipoglicemi me shenja ku i sëmuri ndjen shqetësim si veshje sysh, rrahje të shpejta të zemrës, dridhje të trupit etj, por mund të jetë dhe hipoglicemi pa shenja. Kështu që, në varësi të situatës, i sëmuri duhet të orientohet normalisht tek mjeku specialist për të përcaktuar se nga vjen dhe çfarë masash duhen marrë për ta korrigjuar./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje