“Mjekët na lënë në mëshirë të fatit”

Foto që shihni janë pamje të marra përpara urgjencës së kardiologjisë në QSUT. Një pacient që lihet pa marrë asnjë ndihmë mjekësore, edhe pse stafi mjekësor është lajmëruar. Familjarët shprehen tepër të revoltuar duke e cilësuar këtë si një mungesë korrektese nga ana e mjekëve.

Denoncimi  (4)“U bë 1 muaj që vërdallosemi, – thotë gruaja e të sëmurit. – Këta nuk duan t’ia dinë për ne. Le të vdesim ne rrugëve”. Sipas familjarëve, mjeku refuzon që t’u lërë takim, ndaj edhe ata mundohen çdo ditë për ta sjellë të sëmurin në spital. Por çdo ditë e njëjta situatë. Vetëm pas rreth 20 minutash pritje paraqitet një infermiere, e cila kërkon ndihmën e personave aty afër për ta ndihmuar që të ngjisin të sëmurin në barrelë, të cilët e ngrenë pa asnjë përkujdesje. Bashkëshortja e të sëmurit shprehet e shqetësuar, pasi pacienti kishte krahun e thyer dhe një ngritje e tillë mund të shkaktojë fraktura edhe më të rënda.

E pyetur pse nuk vjen urgjenca, gruaja thotë: “Erdhën një herë. Thashë t’i bënin një serum të paktën se po vdes këtu. Duhet t’i vendosin një tub. Kemi folur me kirurgun, por nuk pranon ta fusë brenda. E solli infermieria karrocën, ja ku është (shiko foton), por mjeku nuk pranon që ta kurojë”.

Sa kohë ka kjo gjendje?

U bë një muaj. Kërkojmë të takojmë kirurgun, ndërkohë që ai një herë del, një herë nuk del.

Pse nuk e fusin brenda?

Nuk e di, nuk dëgjojnë. Infermierja e solli karrocën këtu dhe iku. Po e lënë njeriun me vdek në makinë, këta nuk njohin mëshirë njerëzore. Kemi fol me kirurgun A.B., por nuk na lë radhë as në spital, as në shtrat, as askund. Edhe dje e sollëm, por nuk na zgjidhën punë.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm