Mbijetueset e kancerit të vezores paralajmërojnë: Mos i injoroni këto 8 simptoma të para

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një nga arsyet përse ky lloj kanceri diagnostikohet kaq vonë kanë të bërë me hapësirën që zë në stomak dhe pjesën pelvike. Ka mjaftueshëm hapësirë për organet që të lëvizin ndërkohë që masa tumorale rritet, duke fshehur si rezultat edhe simptomat. Në momentin që nuk ka më hapësirë që masa tumorale të fshihet, atëherë pacienti fillon të zbulojë edhe simptomat e kancerit të vezores.

Përveç kësaj, shenjat mund të ngatërrohen lehtësisht edhe me gjendje të tjera shëndetësore. Fundja, kush nuk ka ndier fryrje barku në një moment të caktuar.

Edhe pse gjysma e rasteve me kancer të vezores janë hasur te gratë mbi moshën 63 vjeç, as gratë më të reja nuk janë imune ndaj kësaj sëmundje, sidomos nëse kanë një mutacion gjenetik BRCA, që rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit të vezores dhe gjirit.

Lajmi i mirë është se 94% e grave me kancer të vezores jetojnë më gjatë se 5 vjet nëse sëmundja kapet që në fazat e para, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

E rëndësishme është të njihni simptomat që paralajmërojnë për këtë sëmundje. Ja cilat janë 8 shenjat e para:

  • Gjakderdhje – Gratë që i kanë mbijetuar kancerit të vezores tregojnë se kishte raste që iu vinin periodat edhe çdo 2 javë.
  • Fryrje barku dhe pamundësia për t’u jashtëqitur siç duhet.
  • Ngopesh menjëherë dhe ke mungesë oreksi.
  • Dhimbje barku
  • Dhimbje shpine (gratë që vuajnë nga kanceri i vezores mund të përjetojnë dhimbje të shpinës në momentin që akumulohen lëngje në pjesën pelvike ose kur tumori përhapet në gjithë pjesën abdominale).
  • Probleme me frymëmarrjen
  • Probleme me tretjen
  • Nevojë për të shkuar sa më shpejtë në tualet.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin