Speca dhe kungull të mbushur – receta me një përbërës special

Receta me speca të mbushur me oriz është një ndër recetat e preferuara të shqiptarëve. Këtë herë, dietologia Rolina Naço na sugjeron specat apo kungullin e mbushur me kuinoa, një drith i shëndetshëm që e gjeni në çdo supermarket.

Kuinoa përmban:
• 20 aminoacide esenciale
• omega-3
• fibra
• Burim i rëndësishëm i mineraleve dhe vitaminave (magnez, mangan, vitamina B1, B2, B3, E, D)
• Polifenolët, fitosterolët, flavonoide, janë antioksiduesit që përmban, të cilat pengojnë lirimin e radikaleve të lira në trupin tonë.

Përbërësit e recetës:

  • 5 domate
  • 5 speca
  • 5 kungull të njomë
  • 2 gota kuinoa
  • 2 qepë të thata të copëtuara
  • 1 lugë supë majdanoz të prerë hollë
  • 1 lugë supë nenexhik
  • 3 lugë supë vaj ulliri
  • Kripë-piper

Ngrohim furrën në 200°. Lajmë 2-3 jerë mirë kinoan dhe e kullojmë. Lajmë mirë perimet dhe i presim kapakun që t’i kemi gati. Në një enë hedhim kuinoan, qepën, erëzat, vajin edhe piperin, gjithashtu shtojmë pastrimet nga kungulli dhe nga domatet. I përziejmë mirë të gjitha bashkë dhe mbushim domatet, specat dhe kungujt dhe ju vendosim kapakun. I pjekim në 180° në 1 ½ orë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin