Recetë gatimi: Kulaç i mbushur me pulë dhe arra

Erjona Sheme 

Përbërësit:

  • 1 kulaç mesatar
  • 400 gr. mish pule
  • 200 gr. kërpudha
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 qepë e vogël
  • 1 pana kuzhine
  • 100 gr. arra të grira
  • 50 gr. gjalpë
  • 2 lugë gjelle verë e bardhë
  • 1 lugë gjelle miell
  • Erëza të ndryshme që përdoren për mish pule

Përgatitja:

Në fillim grihen hudhra dhe qepa dhe fërgohen me gjalpë derisa të marrin ngjyrë të zbehtë. Më pas hidhen kërpudhat, lihen disa minuta dhe shuhen me pak verë, dhe më vonë u hidhet pak lëng nga mishi i pulës. Mishi i pulës zihet, pritet në kubikë dhe më pas bashkohet me kërpudhat dhe zihen bashkë. Në një tigan me pak gjalpë fërgohet mielli dhe hidhet në masën e mishit dhe kërpudhave. Në fund provohen për shije, hidhen kripa dhe erëzat e ndryshme dhe një pana kuzhine. Kulaçi pritet në formë tasi me kapak dhe i hiqet tuli brenda. Hapësira bosh e kulaçit mbushet me gjellën e përgatitur./ Love of cooking

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin