E vërtetuar shkencërisht: Menopauza i përkeqëson edhe më shumë simptomat e artritit

 

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Është një ndër periudhat më të vështira për shumicën e grave, megjithatë kalimi në menopauzë është sidomos i vështirë për ato që vuajnë nga artriti reumatoid, paralajmërojnë shkencëtarët. Kjo ndodh sepse simptomat fillojnë të përkeqësohen edhe më shumë në këtë fazë të jetës së gruas.

Ndërsa, gratë që vuajnë nga artriti dhe nuk kanë kaluar akoma në fazën e menopauzës kanë më pak dhimbje.

Shkaktari mendohet të jetë mungesa e estrogjenit, ku pas kalimit në fazën e menopauzës dhe përfundimit të periudhës së riprodhimit nuk nevojitet më për prodhimin e vezës çdo muaj.

Estrogjeni luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kyçeve, pjesa ku kanë edhe më shumë dhimbje, ënjtje dhe sforcime personat që vuajnë nga artriti.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe