Nuk është gripi as ftohja! Ja çfarë paralajmërojnë hundët e bllokuara, dhimbja e fytit, fytyrës…

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nuk mund të merrni frymë lirisht, ju janë bllokuar hundët dhe ndiheni shumë keq. Duket sikur jeni ftohur, apo jo?

Mund të jetë ftohja, ashtu siç nuk përjashtohet as mundësia që mund të jetë infeksion i sinusit.

Infeksionet e sinusit mund të jenë të fshehta, prandaj njerëzit priren t’i ngatërrojnë ato me ftohjen ose sëmundje të tjera. Pjesë e këtij problemi është se jo të gjithë i dinë shenjat paralajmëruese të infeksionit të sinusit.

Sinusiti është pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës. Infeksioni i sinusit shfaqet kur një virus, bakter ose myk rrethon veshjen e brendshme të një ose më shumë sinuseve.

Një tjetër arsye përse pacientët shpesh e ngatërrojnë infeksionin e sinusit për ftohje është sepse infeksioni i sinusit shfaqet shpesh pas ftohjes. Kjo sepse këto veshje të brendshme të sinuseve janë më të ndjeshme ndaj infeksionit pas një ftohje.

Ndërkohë që ftohja mund të zgjasë vetëm pak ditë, infeksionet e sinusit mund të zgjasin edhe më shumë se 10 ditë.

Infeksionet e sinusit janë ose akute (zgjasin rreth 4 javë), subakute (4 deri në 12 javë) ose kronike (12 javë ose më shumë). Infeksioni kronik mund të zhvillohet nëse lihen pa trajtuar infeksioni akut ose subakut.

Shfletoni galerinë për të zbuluar katër shenjat e para që paralajmërojnë se po zhvilloni infeksion të sinusit.

Postime të ngjashme

A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale