Supë me patate dhe xhenxhefil – ndikimet e mira në organizëm

Kjo supë pa yndyra, kolesterol dhe me shumë pak kalori siguron një sërë përfitimesh shëndetësore falë patateve të ëmbla dhe xhenxhefilit, dy super-ushqime. Patatet e ëmbla janë një burim i mirë i beta-karotene, vitaminës A dhe karbohidrateve të shëndetshme.

Përbërësit

  • 3 kupa ujë
  • 3 kupa me patate të ëmbla të qëruara, të prera në kubikë
  • ¼ kupë me xhenxhefil të freskët të prerë hollë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • ¾ lugë çaji kripë

Përgatitja

Vini ujin të vlojë në një tigan të madh. Shtoni përbërësit. Mbylleni tiganin me kapak, ulni temperaturën e sobës dhe lëreni të ziejnë për 30 minuta. Gjysmën e patateve të ëmbla të ziera pak e kaloni në blendër dhe i shtypni mirë derisa të bëhen pure. Masën e përgatitur e kaloni sërish në tigan, gatuajeni në një temperaturë mesatare derisa të zihen mirë të gjithë përbërësit. I hidhni sipër pak majdanoz dhe supa është gati.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin