Rrathët e zinj poshtë syve, ç’duhet të bëjmë?

Faktorët që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve janë të shumtë. Në disa raste mund të jetë një problem i trashëguar, por edhe sëmundje, si: ekzema, astma apo anemia luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e tyre. ndikim negativ kanë edhe disa lloj ilaçesh, si dhe orët e pakëta të gjumit, mungesa e vitaminës K, keqfunksionimi i mëlçisë, ekspozimi direkt në diell dhe rënia e nivelit të kolagjenit.

Zakonisht, femrat e mbulojnë këtë problem me pudër apo një lloj kremi që përdoret posaçërisht për këtë zonë. Por duhet ditur se ekzistojnë disa taktika të shëndetshme për të zbehur ngjyrën e tyre, pa pasur nevojë t’u drejtohemi produkteve kozmetike.

ujeHidratohuni

Një prej veprimeve të para parandaluese është konsumi i ujit. Duhen konsumuar të pakëtn 10 gota ujë në ditë, në mënyrë që të mos shfaqen rrathët e zinj poshtë syve. Uji largon nga trupi toksinat, të cilat kontribuojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj.

Bustina çaji

Futni dy bustina çaji kamomil në ujë të nxehtë dhe pastaj përziejini me ujë të ftohtë. Vendosini bustinat mbi sytë e mbyllur për 15-20 minuta. Kamomili ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinj dhe enjtjes së zonës poshtë syve.

Kastraveci

Kastravec i freskët njihet prej shekujsh si një nga mënyrat për të trajtuar zonën poshtë syve. Fetat e sapoprera të kastravecit vendosen mbi sy dhe lihen për disa minuta, çka garanton tonifikimin dhe shtrëngimin e lëkurës së kësaj zone.

Ujë trëndafili

Uji i trëndafilit luan të njëjtin efekt si konsumimi i ujit, pra largon toksinat. Njomni në ujë trëndafili dy copa pambuku dhe vendosini mbi zonën poshtë syve. Lërini aty për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë.

Gjethet e mentes

Mentja mund t’i japë lëkurës të njëjtën ndjesi që na jep në gojë kur e konsumojmë. Për të largua rrathët e zinj, disa gjethe menteje mund të jenë shumë efektive. Ato shtypen dhe brumit të përftuar i shtohet pak ujë. Kjo masë vendoset mbi sy për 15-20 minuta.

gjume femijePatatja

Dy feta të sapoprera patateje vendosen mbi zonën e errët poshtë syve. Pasi i lëmë për 15 minuta, i heqim dhe e shpëlajmë lëkurën me ujë të ftohtë. Do të vini re se rrathët janë zbehur.

Gjumë i mirë

Shpesh rrathët e zinj shkaktohen nga gjumi i pakët. Për të mos u zgjuar me sy të fryrë dhe të errët, ekspertët rekomandojnë minimalisht 6-8 orë gjumë çdo natë. Një copë pambuku e njomur me ujë të ftohtë dhe që vihet mbi sy kur biem të flemë është shumë efektive.

Vaji i bajameve

Masazhojeni çdo mbrëmje zonën poshtë syve me vaj bajamesh. Ky trajtim nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë, rezultatet do t’i shihni që në ditët e para.

Vitamina C

Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të mos mungojë vitamina C. Mos i kurseni frutat si portokallet, në veçanti ato të kuqet.

Mbrohuni nga dielli

Një krem kundër diellit me faktor mbrojtës 15 do të parandalojë rrathët e zinj, rrudhat dhe qeskat poshtë syve. Mjafton të jeni të kujdesshme dhe të mos e harroni asnjëherë.

Vitamina K dhe retinoli

Mungesa e vitaminës K shkakton shfaqjen e rrathëve të zinj. Në mënyrë që ta shmangni këtë problem, duhet të ushqeheni me produkte që e përmbajnë këtë vitaminë, si dhe të përdorni kremra, ku ajo dhe retinoli renditen në listën e përbërësve./ Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës