22-vjeçarja gjen vdekjen nga tharësja e flokëve

Një nënë e re ka gjetur vdekjen pasi e zuri korrenti duke përdorur tharësen e flokëve pak minuta pasi ajo kishte dalë nga dushi.

Tharësja u tkurr dhe u shkri në fytyrën e Camila Sales, ndërsa ajo po e përdorte atë për të tharë flokët në kuzhinë. Ajo u gjet nga burri i saj Jhonatan, duke u dridhur me tharëse në dorë, në dyshemenë prej çimentoje.

Camila, 22 vjeç, nga Cascavel, Brazil, humbi ndjenjat dhe u dërgua me shpejtësi për në spital të martën. Mjekët luftuan për të shpëtuar jetën e të resë, por ajo vdiq nga plagët që kishte marrë, tha personeli mjekësor. Sipas kunatës së viktimës, Vania Ramos, 22-vjeçarja e kishte marrë tharësen dhuratë nga kompania kozmetike ku punonte për shkak se kishte thyer rekord shitjesh të produkteve.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?