Kjo vitaminë do t’jua transformojë lëkurën

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vitamina C është një antioksidues i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmet mjedisore dhe parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës si pasojë e rrezeve të diellit dhe ndotjes së ajrit. Ajo depërton thellë në sipërfaqen e lëkurës dhe vepron për neutralizimin e radikaleve të lira, që janë toksike për qelizat e lëkurës, si dhe stimulon përtëritjen qelizore dhe sintetizmin e kolagjenit.

Përfitimet e dukshme janë lëkurë më e shndritshme, zbehje të rrudhave dhe vijave, rritja e elasticitetit.

Vitamina C është një anti-inflamator i fuqishëm dhe mund të ndihmojë personat që vuajnë nga aknet dhe skuqja e fytyrës (rosacea).

Jo të gjitha produktet kozmetike me vitaminën C janë të krijuara njësoj. Ekspertët rekomandojnë që të gjeni një serum të vitaminës C që ka përqendrim të lartë të këtij përbërësi aktiv dhe molekula të vogla që mund të depërtojnë thellë në lëkurë.

Kush duhet ta përdorë vitaminën C?

Mosha ideale do të ishte që në fillimet e të 20-ave, megjithatë të gjitha mosha mund të përfitojnë nga përdorimi i produkteve kozmetike që e përmbajnë këtë vitaminë. Mund ta përdorni në mëngjes pasi të pastroni fytyrën, pastaj vendosni një krem mbrojtës kundra diellit për lëkurën.

Nëse doni të parandaloni shfaqjen e parakohshme të rrudhave apo shenjave të tjera në lëkurë, filloni të përdorni produkte të pasura me vitaminë C.

Burimi: PopSugar / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet