Zbulohet: Çfarë ndodh me trurin minutat e fundit para vdekjes

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një valë aktivitetesh elektrike në tru, të quajtura “përhapje të depresionit”, duket se shënojnë momentet e fundit para vdekjes, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ekspertët ekzaminuan aktivitetin mendor të pacientëve në momentet e fundit të jetës, që duket se paraprin shuarjen e organit tonë më jetik.

Rezultatet sugjerojnë se vetëdija vazhdon të jetë prezente për disa minuta pasi pjesa tjetër  e trupit ndalon së shfaquri shenja jetë.

Një ekip neurologësh, përfshirë edhe ata nga Charité–Universitätsmedizin në Berlin, monitoruan sinjalet elektrike në trurin e 9 personave në momentet e fundit të vdekjes.

Secili nga pacientët – nga Berlini i Gjermanisë dhe Cincinnati në Ohajo, kishte marrë dëmtime serioze në tru dhe nuk kishte asnjë shans për mbijetesë. Ekspertët shpresojnë se, duke implantuar elektroda në trurin e subjekteve të testuara, ata mund të zbulonin mekanizmat dhe orarin e vdekjes.

Ata zbuluan se edhe pas 5 minutash pasi një personi i kishte pushuar zemra, qelizat e trurit, ose neuronet, vazhdonin të funksiononin.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?