Si të kuroni infeksionet urinare nëpërmjet ushqimit

Infeksionet urinare jane ndër infeksionet bakteriale më të shpeshta dhe prekin më së shumti femrat. Këto infeksione mund të bëhen kronike, me një shfaqje rreth 3 herë në vit. E. coli është bakteri më i zakonshëm përgjegjës për infeksionet urinare, të cilat, nëse nuk trajtohen në kohë dhe siç duhet, mund të rezultojnë fatale.

Qëllimi i terapisë ushqimore është të ruhet funksioni i veshkave, të kontrollohet presioni i gjakut, të acidifikohet urina në mënyrë që të  evitohet shtim i mikroorganizmave patogjen dhe të parandalohet bakteremia.

Ushqimet qe rekomandohen dhe ato qe duhet te evitohen

Nëse funksioni renal është optimal, marrja e mjaftueshme e proteinave cilësore është e domosdoshme. Ushqime si veza, mishi, peshku, mishi i pulës dhe djathi duhet te jenë prezente në çdo vakt.

Thanat, kumbullat e kuqe dhe vishnje, prodhojnë acid hipurik, i cili rrit aciditetin e urinës. Misri, thjerrëzat, buka, brumrat, kikirikët, dhe arrat gjithashtu rrisin e aciditetin në urinë.

Marrja e mjaftueshme e ushqimeve me vitaminë C është e nevojshme për të parandaluar rishfaqjen e infeksionit. Ushqime të tilla janë agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat e kuq.

1 lëng karote me portokall çdo mëngjes është  një zgjedhje shumë e mirë për të forcuar mbrojtjen kundër infeksionit.

Çaji i boronicës dhe trëndafilit të egër mund të  ndihmojë,  edhe pse nuk ka vërtetim shkencor për këtë.

Të evitohet kafeina dhe alkooli.

Të konsumohet ujë mjaftueshëm.

Të preferohen probiotikët dhe ushqime që i përmbajnë ato,  si kosi i shtëpisë, sidomos pas përdorimit të antibiotikëve.

Cistiti i fshikëzës së urinës 

Kur infeksioni prek fshikëzën e urinës, rezulton në dhimbje dhe irritim të saj. Persona të prekur nga cistiti raportojnë lehtësim të simptomave pasi ndërpresin konsumin e kafeinës, alkoolit, domates, specave, agrumeve, dhe erëzave pikante.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet