Rrëfimi: Si u ndërtua spitali nëntokësor i Durrësit

Lutfi Shehu (foto sot)Spitali nëntokësor i Durrësit sipas dëshmisë së oficerit Lutfi Shehu

Lutfi Shehu, i cili sot është oficer pensionist, për rreth 12 vite ka shërbyer në Durrës si shefi i Mbrojtjes Civile pranë Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Durrësit. Ai tregon se një nga ndërtimet më të mëdha nëntokësore është Spitali i Durrësit, krahasuar edhe më shumë vepra të tjera nëntokësore të ndërtuara për kohë të veçantë në kurorën kodrinore të qytetit. Spitali Ushtarak nëntokësor është ndërtuar në afërsi të spitalit të atëhershëm të Durrësit, ku është ringritur tashmë Spitali Rajonal, në një afërsi relative.

Për rastet emergjente spitali civil komunikonte me atë nëntokësor ushtarak me një tunel të posaçëm, i ndërtuar edhe ai në fshehtësi në mënyre sekrete, ashtu siç është ndërtuar tërë spitali i nëndheshëm. Spitali kishte kapacitet prej 500 shtretërish.

Vendimi për ndërtimin e spitalit nëntokësor është marrë në vitin 1981 nga Këshilli i Ministrave dhe ndërtimi i tij ka vijuar deri në vitin 1991. Propozimi për këtë objekt është bërë nga  Drejtoria e Mbrojtjes Civile me drejtor Rrapi Minon. Me projektimin e tij është marrë Instituti i Projektimit të Veprave të Mbrojtjes në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Pas marrjes së vendimit erdhën topografët dhe inxhinierët në bashkëpunim me Institutin e Ministrisë se Shëndetësisë gjetën vendin e përshtatshëm ku do ndërtohej spitali ushtarak nëntokësor. U përcaktua në kodrinën afër spitalit ekzistues pasi parashikohej se në rast goditjeje ajrore lidhja mes dy objekteve të bëhej me tunel për transportin e të sëmurëve ose të të plagosurve të mundshëm. Ai u bë me tre hyrje-dalje.

Njëra, hyrja kishte funksionin e hyrjes dhe të pritjes së të sëmurëve, të të gjymtuarve, tjetra e furnizimit, ndërsa e treta e daljes. Ai fillimisht u bë tunel me seksion të gjerë dhe më pas zgjerohej në seksione të veçanta. Fillimi ishte sektori i pritjes dhe kontrollit të të sëmurëve, ku bëhej për raste goditjesh me lëndë helmuese luftarake edhe dezifektimi i ushtarëve dhe degëzimi nga reparte speciale të mbrojtjes kundër kimike. Aty përcaktohej shkalla e dëmtimit të plagosjeve dhe përcaktohej salla ku do të ndiqej terapia.

Spitali kishte të projektuara, përveç repartit të pritjes, edhe sëmundjet, plagosjet e lehta, kirurgjinë dhe sallën e likujdimit të traumave. Në fillim të përpunimit ishte salla e dusheve. Depozita nëntokësore kishte rezerva uji për një muaj autonomi, ndërsa funksiononin edhe tubacionet nëntokësore me depon kryesore të ujit të qytetit.

Brenda ndodhej edhe një laborator modern për analizat dhe diagnostifikimet e nevojshme. Në të parashikohej që të shërbenin mjekët e spitalit të Durrësit, si dhe mjekët ushtarake që ndodheshin nëpër repartet e zonës. Si p.sh.: mjekët e batalionit xheniero – kimik, që ndodhej në afërsi dhe që ishin të specializuar.

punime10Për ecurinë e punimeve raportohej rregullisht nga unë dhe Lefter Shuka. Ndërsa zbatimi bëhej nga Kantieri i Mbrojtjes me drejtues inxhinierin e shkëlqyer Sabri Ciku, i cili kishte përzgjedhur një staf punonjësish profesionistë që mahnitën me mënyrën e punës dhe cilësine e rrallë që realizonin edhe zv.kryeministrin Besnik Bekteshi.

Ka qenë viti 1985 kur erdhi. Atij i tërhoqi vëmendjen  puna e specialistëve që drejtonte Sabri Ciku. Objektet prodhoheshin brenda, stazhionoheshin brenda tunelit dhe montoheshin po prej tyre në kushte të fshehta, pa pasur njohuri askush nga jashtë se çfarë bëhej brenda. Bekteshi propozoi një prej këtyre specilistëve për dekorim, si dhe urdhëroi që t’u planifikohej një rrogë mujore shpërblim.

Për ndërtimin e spitalit sekret është përdorur hekur dhe beton i cilësisë më të mirë që kishte vendi ynë në atë kohë. Hekuri i përdorur në këto tunele ka qenë i njëjtë me atë që u përdor për hidrocentralin e Fierzës, ndërsa betoni ishte i markës 400 e sipër.

Kantieri i ngritur në Durrës përbëhej nga rreth 60 punëtorë, specialistë dhe inxhinierë. Teknikët dhe punëtorët kanë qenë shumë të kualifikuar për punime të brendshme nëntokësore. Ata kishin marrë përvojë në ndërtimet e hidrocentraleve të Shkopetit dhe Bistricës dhe pas tyre erdhën në Durrës.

Në lidhje me teknikën e ndërtimit duhet thënë se nuk ka qenë ndonjë teknikë moderne. Janë përdorur traktorë gërmues për hapjen në thellësi të tuneleve që u siguruan nga reparti i xhenios së ushtrisë. Projektet për ndërtimin e tyre janë marrë nga vendet nordike, kryesisht Suedia dhe Norvegjia.

(Materiali i plotë u botua në numrin e 1 korrikut 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a