Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve?

buzeqeshje dhembeshPërgjigjja nga stomatologia Elida Fejzo

Mund të themi se shkak i parë mund të jenë gurëzat. Gurëzat kanë një raport të ngushtë me mishrat e dhëmbëve. Ato zënë gradualisht vendin e tyre dhe ky tensionim i mishrave bën që nganjëherë edhe një prekje me gjuhë e mishit të provokojë gjakrrjedhje.

Megjithatë, gurëzat mund të mos jenë shkaku i vetëm i hemorragjisë së dhëmbëve. Ajo mund të vijë si pasojë e një këllëfi apo ure të vendosur jo korrekt, e një mbushjeje të varur. Mund të vijë si pasojë e përdorimit jo korrekt të furçës, e cila mund të jetë shumë e ashpër apo e një metode të gabuar të larjes së dhëmbëve (pra, furça mund të jetë mesatare, por mëshimi i fortë i saj mund të shkaktojë gjakderdhje tek mishrat).

Po ashtu mungesa e vitaminës C në organizëm, e vitaminës K, shkaktojnë gjakrrjedhje tek mishrat. Gjithsesi për çdo rast të tillë është mirë të mos neglizhohet dhe të kontaktohet menjëherë mjeku stomatolog.

Postime të ngjashme

Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë