Teknika e frymëmarrjes që lehtëson ankthin dhe ul tensionin e gjakut në pak minuta

Blertina Koka

Pas një ditë të lodhshme dhe stresuese në punë, është shumë e vështirë që të qetësohesh. Ekspertët në këtë rast rekomandojnë teknikën e frymëmarrjes, që është  jashtëzakonisht e mirë për shëndetin mendor, si në terma afatshkurtër ashtu edhe afatgjate.

Përdorimi i kësaj teknike të thjeshtë të frymëmarrjes për t’u qetësuar dhe lehtësuar stresin nuk është vetëm efikase, por edhe e thjeshtë për t’u mësuar.

Metoda “e frymëmarrjes koherente” është shpikur nga shkencëtari Stephen Elliott.

Elliott ka studiuar më parë forma të ndryshme të jogës në Kinë, Kashmir dhe Indi, që e kanë inspiruar të zhvillojë teknikën e frymëmarrjes koherente.

Kjo teknikë kërkon që të jeni më të vëmendshëm për mënyrën si merrni dhe nxirrni frymën, duke bërë mesatarisht 5 frymëmarrje në minutë.

Edhe pse koncepti mund të mos tingëllojë edhe aq i ri, Elliott siguron se kjo teknikë mund të ketë një impakt shumë pozitiv në mirëqenien.

Është provuar që frymëmarrja e thellë dhe e ngadaltë sjell një sërë përfitimesh, si ulja e tensionit të gjakut dhe relaksimi i çdo tensioni në trup.

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj