Pneumonia, simptomat, shkaktarët dhe trajtimi

Silvana Sadria, mjeke pneumologe

Pneumonia është një inflamacion i indit pulmonar me ndryshime infeksioze me shenja të konsolidimit të lehtë me apo pa shenja radiologjike. Ka disa ndarje të pneumonive në varësi të shkaktarëve, të vendit etj.

Sipas vendit:

Spitalore- që shkaktohen kryesisht nga gram negativet.

Jashtë spitalore apo të fituara në komunitet – të shkaktuara nga koket apo atipike.

Sipas llojit kemi:

Pneumonite tipike – që shkaktohen nga pneumokoku, stafilokoku, klebsiella, hemufilus.

Atipike – mykoplazma pneumonie, legionela.

Pneumonitë e shkaktuara në komunitet ndahen në disa grupe:

I-rë – pacientë ambulatorë që janë pa sëmundje kardiovaskulare apo faktorë të tjerë modifikues.  Kryesisht janë nga streptokoku, mykoplazma, clamidia, hemufilis viruset.

II-të – Pacientë ambulatorë me sëmundje kardiovaskulare me ose pa faktorë të tjerë modifikues.   Shkaktohen nga streptokoku, mykoplazma, klamidia, hemufilis viruset, gram negativet.

III-të – Pacientë spitalorë, jo në shërbim intesiv.

IV-të – Pacientë në shërbim intensiv.

Pneumonite e klasifikimit të I (parë) apo të II (dytë) janë më të shpeshtat që mjeku specialist në dispanceri trajton. Në përgjithësi këta janë pneumonitë nga mikrobiene ose koket gram pozitivët ku interesohen alveolat.

Në varësi të mikrobit po rendisim disa nga ato:

Pneumonia nga pneumokoku

Faktorët predispozues për shpërthimin e saj janë:

  • Ulja e temperaturave të mjedisit,
  • lagështia e tepërt,
  • lodhja fizike,
  • turbullimet metabolike,
  • sëmundjet kronike,
  • helmimet e ndryshme.

Klinika paraqet shenjat e dobësimit të përgjithshëm me dhimbje muskulare, që shpesh herë ngatërrohet me gripin; temperaturë 39-40 gradë, dhimbje e kraharorit që shtohet me kollën dhe që është e fortë dhe therëse, kollë e thatë lodhëse por që ndryshon dhe në sekrecione (gëlbaze si ndryshk), dispne (marrje fryme), herpes në buzë.

Shpesh në këtë kategori bëhet fjalë për pneumonitë akute, pneumonitë me ecuri të zgjatur, pneumonitë e pleqve dhe pneumonitë e fëmijëve.

Diagnoza

Për vënien e diagnozës duhet që pacienti të paraqitet tek mjeku specialist.

Ekzaminimet kryesore janë:

Ekzaminimi Bakteriologjik: Sputumit (gelbazës) që vërteton natyrën mikrobiale.

Ekzaminimi Laborotik: Gjak komplet ku vihet re leukocitozë, rritje eritrose dimentit, rritje e fibrinogjenit apo rritje e PCR.

Ekzaminimi Objektiv: Askultimi (dëgjimi me stetoskop) evidenton  rale krepitante.

Ekzaminimi Radiologjik: Hije dense homogjene lobare ose segmentare.

Ndërlikimet

Mostrajtimi në kohën e duhur dhe si duhet,  mund të japë ndërlikime në mushkëri ose jashtë saj.

Në mushkëri ndërlikimet më të shpeshta janë abses, edemë pulmonare, atelektase etj.

Pleure (cipa e mushkërisë ) jep,  pleurite, pra ujë.

Organe të tjera: Në zemër (Perikardit, miokardit, endokardit) në veshka (nefrite) etj.

Çdo virus gripi apo fruthi që zgjasin e nuk përmirësohen, ekziston mundësia e ndërlikimit me pneumoni.

Trajtimi

  • Rregjim shtrati
  • Dietë me lëngje e me vitamina
  • Antibiotikë
  • Mukorregullatare
  • Antialgjesik e anitpiretikë

Pneumonitë nga stafilokoku

Pacienti paraqitet me rëndesë nga pneumokoku. Fillon si grip apo si infeksion i rrugëve të sipërme respiratore ku temperatura është remitente dhe e qëndrueshme. Kolla shoqërohet me gëlbazë me ngjyrë të verdhë, ndonjëherë dhe me rrema gjaku, dhimbje kraharori.

Vënia e diagnozës dhe mjekimi është i njëjtë si tek pneumonia nga pneumokoku duke marrë parasysh antibiotikët që veprojnë më mirë sipas secilit rast.

Pneumonitë nga streptokoku

Fillimi është i menjëhershëm me shenjat që përmendëm më lart, shpesh shoqëruar dhe me hemoptizi (gjak nga goja).

Ekzaminimi radiologjik jep gjykim më të saktë për llojin përveç ekzaminimeve laboratorike ku vihen re gjetja e streptolizinave.

Pneumonite nga legionela (gram negative )

Ky mikrob jeton në ujë, në tokë, në ajër të kondicionuar (kondicionerët).

Prek kryesisht të rriturit mbi 50 vjeç apo dhe  ato me imunitet të ulur.

Klinika është e njëjtë me fillimet e pneumonisë akute por që i shtohen dhe turbullimet digjestive apo dhe ato neurale me axhitacion apo delire.

Pavarësisht nga lloji pneumonisë pacientët duhet t’i drejtohen mjekut për vënien e diagnozës dhe të zbatojnë këshillat e tyre.

Kujdesi

Ajo që ata mund të bëjnë kujdes është:

Duhet të mbuloni gojën dhe hundën me një shami, që të mbroni të tjerët kur kolliteni ose tështini.

Lani duart rregullisht për të shmangur transferimin e mikrobeve tek njerëzit apo objektet përreth.

Vaksinimi në pacientët mbi 65 vjeç apo dhe te ata nën 65 pa apo me sëmundje kronike.

Vaksinimi i fëmijëve sipas kalendarit të vaksinimit, por dhe i vaksinave sezonale sidomos tek fëmijët me sëmundje kronike si astma./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve
Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike