Pyet mjekun: Kam alergji nga veza…

Përshëndetje! Ju lutem a mund të pyesni një mjek alergolog për problemin tim. Sa herë ha vezë më krijohen puçrra në lëkurë.

Përgjigjet Mirela Hitaj, mjeke alergologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Nga shpjegimi duket qartë që kemi të bëjmë më një alergji ushqimore, pra alergji nga veza që dhe vetë pacienti e identifikon. Pacienti nuk e ka treguar moshën, por zakonisht alergjitë nga veza, apo ushqime të caktuara i hasim më shpesh tek fëmijët sesa tek të rriturit. Zakonisht këto lloj alergjish kalojnë/ përmirësohen me rritjen e personit por ka raste që edhe ngelen.

Unë do i këshilloja të konsultohet sa më parë me një mjek alergolog nëse e ka të shprehur, dhe gjëja tjetër që mund të bëhet në këtë rast është të shmanget sa më shumë kontakti me produkte që përmbajnë vezë, si për shembull majoneza dhe sigurisht vezën ta eliminojë fare./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)