A është interneti sekreti i lumturisë? Ekspertët, pro dhe kundër

Shkencëtarët mendojnë se sekreti i lumturisë është të përdoret interneti çdo ditë. Të jesh “online”, thonë ata, të ndihmon që të kursesh kohën, të lidhesh më shpejt me miqtë dhe të gjesh informacione të shumta që ndihmojnë në një vendimmarrje më të mirë.

Këto janë rezultatet e një studimi nga shkencëtarët norvegjezë, të cilët kanë zbuluar gjithashtu se interneti ndihmon për të kaluar më shpejtë krizën e moshës së mesme.

Ndërkohë, studimi është kritikuar nga shumë ekspertë të tjerë, të cilët argumentojnë se interneti mund të ketë edhe efekte negative. Nuk ka rëndësi vetëm sa kohë shpenzoni në internet, thonë ekspertët, por për çfarë e përdorni, që ka një ndikim shumë të madh se sa të lumtur ndiheni.

Dr. Fulvio Castellacci dhe Henrik Schwabe, në Universitetin e Oslos, vëzhguan mbi 100 000 europianë në studimin e tyre për të dalë në një përfundim të tillë.

Zakonisht, lumturua gjatë jetës ndjek një kurbë në formë U-je. Në fillim të 20-ave njerëzit janë optimistë, të lumtur dhe e shijojnë jetën, por, ndërkohë që vitet kalojnë, entuziazmi fillon të bjerë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj