Pse na zë lemza?

Përshëndetje! Doja t’ju pyesja për një shqetësim.  Më kap lemza shpesh gjatë ditës. Nga se vjen dhe si mund ta kuroj?

Përgjigjet Arjana Rreli, mjeke psikiatre pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Nr. 3, Tiranë

Lemza nuk është vetëm nervore dhe pacienti duhet ta ankojë atë tek mjeku i familjes. Është ai që e referon më tej tek mjekët specialist  kardiolog , gastoenterolog (kur ka lidhje me diafragmën) ose neurolog . Pasi ekzaminimet laboratorike përjashtojnë dy të parat, shkaktarë mund  të jetë një problem nervor. Pacienti mund të ketë një konflikt psikologjik të pazgjidhshëm për momentin ose ka kaluar një episod stresi shumë të lartë. Në këtë rast ne ndërhyjmë me psikoterapi individuale, pra  me ndërgjegjësim të shpejtë për faktorët që e kanë çuar në ankesë somatike dhe nëse nuk shohim rezultat më këtë, mund të japim edhe medikamente./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?