“Diarreja nuk vinte nga ushqyerja dhe stresi, por nga kanceri”

Blertina Koka

Kanceri i zorrës nuk është vetëm sëmundje e të moshuarve. Raportet e fundit flasin për një shtim të rasteve me kancer të zorrës së trashë dhe rektumit edhe tek të rinjtë.

33-vjeçarja Diana Zepeda nga Uashingtoni, është një nga rastet e numrit të madh të të rinjve që po zhvillojnë këtë sëmundje. Deri para një viti ajo kishte një jetë normale si të gjithë ne: punonte për orë të gjatë në një punë stresuese, hante çfarëdo të gjente…

Fillimisht filloi të shfaqte simptoma të diarresë, deri sa një ditë vëreu gjak në urinë. Pasi bëri një kontroll të thjeshtë në Google, pa që diarreja ishte një simptomë e zakonshme e shumë problemeve shëndetësore jo shumë të rënda.

“Kërkova në Google për të gjitha simptomat, dhe pashë që diarreja ishte një simptomë e zakonshme për shumë probleme – mendova mos është ulcer, hemorroide apo alergji – por kurrë e kisha menduar kancerin”, tregon ajo.

Për dy vite me radhë Diana kishte pasur simptoma të lehta të diarresë dhe për këtë kishte fajësuar dietën ushqimore.

Tani, 6 muaj pas kimioterapisë, Diana thotë se nëse nuk do ta kishte injoruar këtë simptomë dhe nuk do t’i vinte turp që të shkonte tek mjeku, mund të mos kishte pasur nevojë që t’i nënshtrohej të gjithë atyre operacioneve dhe humbjes së pjesshme të disa organeve.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës