Mite dhe të vërteta rreth diabetit

Për gazeta “Shëndet+”: Dr. Adriana Lapardhaja/ Dr. Evis Sinjari

Zbuloni 7 mite dhe të vërteta rreth diabetit. Shfletoni galerinë…


Miti i parë: Në qoftë se unë paskam pasur diabet, duhej të isha në dijeni, pra duhej që ta dija

E vërteta: Mendimi juaj në pamjen e parë është shumë i drejtë, por duhet të keni parasysh se në disa raste kjo sëmundje paraqitet e heshtur, pa shenja të bujshme. Ka një thënie në fushën e diabetologjisë: “Gjysma e njerëzve që aktualisht vuajnë nga diabeti, as që e dinë që janë diabetikë! Gjithashtu, gjysma e atyre që janë në dijeni  të diabetit  të tyre, nuk e mjekojnë atë, ndërsa gjysma që e dinë se kanë diabet dhe mendojnë se e mjekojnë atë, mjekimi nuk është në përputhje me standardet e kërkuara”.

Dukuria e mosnjohjes së diabetit ndodh pasi në organizmin tuaj vërtet mund të jetë shfaqur diabeti dhe vlerat e glukozës  në gjak janë në përputhje me kriteret diagnostike së sëmundjes së sheqerit, por jo aq të larta sa të shkaktojnë shenja klinike. Si rregull, shenjat klinike klasike të diabetit, si etja, pirja e ujit në sasi më të madhe, urinimi i bollshëm dhe i shpeshtë, oreksi i shtuar dhe pakësimi i peshës trupore, shfaqen kur vlerat e glukozës në gjak janë mbi 200 mg/dl. Kjo është edhe në varësi të pragut të veshkave për glukozën. Kjo do të thotë që, në qoftë se niveli i sheqerit në gjak është mbi 180 mg/dl, glukoza fillon të shfaqet në urinë, në të kundërt veshka nuk e lejon glukozën të mënjanohet nëpërmjet urinës.  Shfaqja e glukozës në urinë është dhe shkaku i të gjitha shenjave klasike të diabetit. Nga ana tjetër, duhet të dini se çdo person, me apo pa diabet, ka një prag të caktuar dhe personal (të veçantë) të veshkave për glukozën, që luhatet nga 120 deri në 200 mg/dl. Kuptohet se, nëse pragu i veshkave është i lartë, glukoza nuk lejohet të eliminohet  nga veshka, pra edhe shenjat klinike  klasike të kësaj sëmundjeje nuk do të shfaqen. E rëndësishme është të njihet se, edhe nëse diabeti mund të mos ketë shenja klinike, ai ka filluar në trupin  tuaj dhe me kalimin e viteve mund të shkaktojë ndërlikime në enët e gjakut apo nerva. Kjo është arsyeja përse Shoqata e Diabetit  këmbëngul të depistohet diabeti në njerëzit në dukje “të shëndetshëm” nëpërmjet matjes së glukozës në gjak.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin