Mbi gjysma e trupit tonë nuk është njerëzor

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mbi gjysma e trupit të njeriut është i huaj.

Qelizat e trupit të njeriut zënë vetëm 43% të numrit në total të qelizave. Pjesa tjetër janë kolonizatorë mikroskopikë.

Zbërthimi i gjysmës tonë të panjohur – mikroorganizmit – po ndryshon rrënjësisht njohuritë mbi sëmundjet, duke filluar nga alergjitë deri tek sëmundja e Parkinsonit.

Kjo fushë ka ngritur madje disa pyetje se çfarë do të thotë të jesh “njerëzor”.

Nuk ka rëndësi sa mirë laheni, thuajse çdo cep i trupit është i mbuluar me krijesa mikroskopike.

“Ato janë thelbësore për shëndetin”, thotë prof. Ruth Ley, drejtuesja e departamentit të shkencës së mikrobiomës tek Instituti Max Planck.

Këtu përfshihen baktere, viruse, kërpudha dhe mikrobe (organizma që janë klasifikuar gabimisht si baktere. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në zorrë.

“Jemi më shumë mikrob sesa njerëzor. Nëse numërojmë të gjitha qelizat që kemi, ato nuk përbëjnë më shumë se 43% të masës së trupit tonë”, thotë profesori Rob Knight i Universitetit të Kalifornisë për BBC.

Studiuesit thonë se këto shifra janë vetëm sa i takon masës së qelizave, ndërsa kur bëhet fjalë për “thelbin”, pra për genet, ato janë plotësisht njerëzore.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera