Nga Blerina Bombaj, dietologe
Për 6 racione
4 patate mesatare
500gr spinaq të freskët
2 karota
1 qepë mesatare
3 thelpinj hudhër
Kripë dhe pak curry
Vaj ulliri
Pak djathë parmixhano të grirë për në fund
Përgatitja
Kavërdisni qepën me hudhrat, shtoni karotat dhe më pas patatet dhe erzën curry. I shtoni ujë dhe i lini të zbuten.
Në një tenxhere tjetër zieni ujë dhe hidhni spinaqin vetëm 1 min. Pasi perimet të kenë zier e shtoni spinaqin, gatuani per 1 minutë akoma dhe i fruloni bashkë.
Prisni finokët hollë dhe i marinoni me vaj ulliri, limon, kripë dhe pak piper.
I shtoni të gjallë në fund bashkë me djathin e grirë, diku në mes të pjatës.


