Rreziku për demencë lidhet me disa ilaçe

Një studim lidh përdorimin afatgjatë të disa ilaçeve me rrezikun e lartë për zhvillimin e demencës. Në Angli, 1.5 deri në 2 milionë njerëz janë të predispozuar të marrin mjekime antikolinergjike për depresionin, sëmundjen e Parkinsonit apo problemet me fshikëzën.

Shkencëtarët nga Universiteti i Anglisë Lindore kanë zbuluar më shumë raste të demencës tek pacientët që merrnin doza të larta të llojeve të caktuara të antokolinergjikëve.

Sa i përket ilaçeve të tjera antikolinergjike, që përdoren për të trajtuar gjendje të zakonshme si ethe, të pëziera gjatë udhëtimit dhe dhimbje të stomakut, shkencëtarët thonë se nuk përbëjnë rrezik.

Studimi, i nismuar nga Shoqata e Alcajmerit dhe i publikuar tek Revista Mjekësore Britanike, monitoroi të dhënat mjekësore të më shumë se 40 mijë pacientëve të moshës 65-99 vjeç, që ishin diagnostikuar me demencë në periudhën prill 206-korrik 2015, dhe i krahasuar me të dhënat e rreth 300 mijë personave pa demencë.

U analizuan gjithashtu më shumë se 27 milionë receta – prandaj mund të konsiderohet si studimi më i madh i këtij lloji që ka si fokus ndikimin e ilaçeve antikolinergjike në zhvillimin e demencës.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet