A është e nevojshme të lahen dhëmbët e qumështit?

Stomatologia Elida Fejzo

Shëndeti i gojës është gjithnjë i rëndësishëm. Nuk ka rëndësi se sa vjeç je! Prindërve u duket pak e çuditshme po t’u them se kujdesi më i mirë për
Femija lan dhembetdhëmbët është para se ato të shfaqen në gojë. Me fjalë të tjera, sapo bebet të fillojnë të ushqehen me qumësht. Në fakt këto janë konkluzione të shumë studimeve ndër vite. Mishrat e bebeve pastrohen me një leckë apo pambuk të njomur me ujë apo kamomil (jo me pastë dhëmbësh) për të kaluar më pas tek furçat shumë të buta të dizenjuara posaçërisht për ta. Kjo nënkupton edhe njëfarë masazhimi të mishrave që do të lehtësojë procesin e daljes së dhëmbëve në muajt në vazhdim. Shëndeti i dhëmbëve të qumështit reflekton direkt shëndetin e dhëmbëve të përhershëm, pasi edhe raporti i tyre është shumë i ngushtë. Direkt poshtë dhëmbëve të qumështit ndodhen folikujt e dhëmbëve të përhershëm.

Pasi fëmijët të arrijnë moshën dy vjeç, ata duhen inkurajuar që të kujdesen vetë për dhëmbët. Mbetet detyrë e prindërve që këtë proces t’ua bëjnë sa më të këndshëm, duke përdorur imagjinatën apo gënjeshtrat e bardha. Konsultohuni me dentistin tuaj për më shumë informacion.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit