Çfarë ndodh me organizmin kur mungon kaliumi – ushqimet ku gjendet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kur mendon për lëndët ushqyese që i nevojiten trupit, me siguri që kaliumi nuk përfshihet, por që duhet. Pjesa më e  madhe e kaliumit në trup shkon tek qelizat, ku ndihmon në komunikimin mes nervave dhe muskujve, transportimin e lëndëve të tjera ushqyese, funksionimin si duhet të veshkave dhe parandalimin e rritjes së niveleve të sodiumit.

Nuk do të keni mungesë të kaliumit nëse konsumoni shumë fruta dhe perime, edhe pse shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm ushqime të papërpunuara – ku dozat  e kaliumit janë shumë të larta.

Mungesa e kaliumit është vërtet vdekjeprurëse. Njerëzit që kanë mungesë kronike përballen me probleme të rrezikshme kardiovaskulare.

Mungesa është më e zakonshme tek njerëzit që e humbasin shpejt kaliumin nëpërmjet urinës ose jashtëqitjes, si ata që abuzojnë me laksativët dhe diuretikës, ose kanë çrregullime gastrointestinale, diabet të pakontrolluar ose diarre. Djersitja e tepërt bën gjithashtu që ta nxirrni shpejt kaliumin nga trupi.

Nga plogështia dhe lodhja deri tek ngërçet muskulore, ja cilat janë 6 simptomat që paralajmërojnë për mungesë të kaliumit:

Shfletoni galerinë…

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës