Sapo vendoset diagnoza e diabetit, diabetikët nuk duhet të konsumojnë fare sheqer?

Përgjigjet Florian Toti, endokrinolog

E vërteta është se prej shumë vitesh sheqernat janë akuzuar se rëndonin diabetin dhe veçanërisht sheqeri i pastër nuk duhej përdorur. Sot një gjë e tillë nuk është plotësisht e vërtetë, pasi këshillohet përdorimi i sheqernave nga diabetikët, por me masë. Kuptohet që pakësimi i karbohidrateve në përgjithësi është i këshillueshëm, por nuk është e domosdoshme mospërdorimi dhe mënjanimi i plotë nga ushqyerja. Shumë e rëndësishme është që diabetiku, nëpërmjet këshillimit me mjekun diabetolog, apo dietolog, të njohë parimisht nevojën dhe sasinë e sheqernave në ushqyerjen e tij. Në kushte normale organizmi ynë ka nevojë që
rreth 50% e kalorazhit ditorë të plotësohet nga sheqernat. Le të përpiqemi të ilustrojmë këtë dukuri. Nëqoftëse diabetiku do të ushqehet me proteina, zarzavate, produkte e nënprodukte
të qumështit, si dhe fruta, ai ose ajo ka konsumuar më pak se 50% të nevojave ditore për sheqerna. Në këto kushte ai mund të shtojë dhe një akullore, një copë kek, tortë apo çokollatë.
Problemi i vetëm është llogaritja e sasisë së tyre, të mos kalohet masa e përqindjes së sheqernave.

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)