Kam hequr tëmthin, çfarë ushqimesh duhet të konsumoj?

Jam operuar para tre javësh nga tëmthi, ku ma hoqën fare. Desha ndihmën tuaj nëse mund të më këshilloni se çfarë ushqimesh duhet të konsumoj dhe çfarë jo. Faleminderit!

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Nëse keni kryer kolecistektomi kohët e fundit, duhet të merrni mjekim për një vit me acid ursodeoxycholic, në varësi të peshës suaj (kontaktoni me gastrohepatologun). Regjimi që duhet të ndiqni: vakte në sasi të vogël dhe të shpeshta. Shmangni ushqimet me yndyrë, pikante dhe që treten me vështirësi. Për një muaj pas kolecistektomisë do t’ju rekomandoja përveç acidit ursodeoxychic edhe pantoprazol 40 mg 1 tabletë esëll në mëngjes dhe kreon 10000 IU 3 herë para ngrënies./ Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës