Dehidratimi, pasojat e rënda në vaginë

“Pi më shumë ujë” është ndoshta një nga këshillat më të zakonshme shëndetësore. Në gamën e gjerë të përfitimeve të konsumimit të ujit, përfshihen edhe përmirësimi i lëkurës, forcimi i sistemit imunitar dhe shtimi i energjive.

Nëse përmirësimi i lëkurës dhe shtimi i energjive nuk ju motivon që të pini më shumë ujë, ja një tjetër arsye përse duhet të rrisni sasinë  e ujit: Është i mirë për vaginën. Realisht!

Një vaginë e shëndetshme ka nevojë për të njëjtin përkushtim higjienik si me çdo pjesë tjetër të trupit, apo siç kujdesemi për fytyrën.

Moskonsumimi i ujit mjaftueshëm çon në zhvillimin e tharjes vaginale. E njëjta gjë ndodh edhe me pjesën brenda vaginës: Nëse pini mjaftueshëm ujë, vagina do të jetë e mirë-lubrifikuar.

Nëse vagina është e dehidratuar, do të keni djegie, kruajtje ose zhvillim të infeksionit. Infeksionet bakteriale dhe mykotike shfaqen si pasojë e prishjes së balancës së pehashit, shkaktuar nga lëkura e dehidratuar brenda dhe jashtë vaginës.

Burimi: Glamour / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet