Dermatologët: Jo pastë dhëmbësh për puçrrat! Ja çfarë po i shkaktoni fytyrës

Gjasat janë të larta që ju të keni vendosur pastë dhëmbësh në fytyrë me shpresën se do të eliminoni puçrrat. Ndjesë për zhgënjimin, por dermatologët thonë se kjo teknikë e lirë dhe në dukje e mirë në fakt nuk është efikase për reduktimin e akneve dhe puçrrave. Jo vetëm që nuk i eliminon ato, por mund të shkaktojë edhe tharje të lëkurës, irritim dhe shtim të puçrrave dhe baktereve në fytyrë.

Si formohen puçrrat?

Puçrrat shfaqen kur gjëndrat dhjamore, të quajtura sebum, bashkohen me qelizat e vdekura të lëkurës dhe bllokojnë poret. Bakteret e njohur si aknet P, që normalisht gjenden në sipërfaqe të lëkurës, zhvillohen dhe shumëfishohen në gjëndrat dhjamore dhe poret, duke shkaktuar inflamim të poreve dhe shfaqje të puçrrave.

Aknet shfaqen zakonisht gjatë viteve të adoleshencës sepse formohen më shumë gjëndra dhjamore ndërkohë që niveli i hormoneve fillon të rritet.

Përse pasta e dhëmbëve nuk funksionon?

“Të gjithë duan një mënyrë të shpejtë dhe jo të shtrenjtë, prandaj përdorin kura natyrale si pasta e dhëmbëve me shpresën se do t’i ndihmojë”, tregon dr.  Altchek për Daily Mail.

Pasta e dhëmbëve është përdorur për vite me radhë si një mënyrë trajtimi për puçrrat. Supozohet se përmban peroksid hidrogjeni dhe sodë buke, 2 përbërës që “thajnë” puçrrat. Por, ato janë shumë të dëmshëm për fytyrës sepse mund të shkaktojnë tharje dhe rritim të lëkurës.

Shumë lloje të pastave të dhëmbëve përmbajnë edhe mentol, që u jep shije si mente. Por, mentol është pjesë e familjes së alkoolit dhe mund të irritojë lëkurën, duke shkaktuar acarim dhe inflamacion.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi