A ka efekte negative stresi kronik?

Nga mjeku fizioterapist Petrit Drini:

Trupi nuk mund të bëjë dallimin midis rrezikut fizik ose psikologjik. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj reagon njësoj si në një situratë jetë a vdekje, edhe pse arsyeja mund të jetë komplet e ndryshme, si: trafiku i ngarkuar, pagesa e një fature, provimi etj.

Zhurma stresNëse keni përgjegjësi të mëdha, kjo do të shkaktonte një reagim emergjent stresi që nëse zgjat shumë kohë, atëherë sistemi i stresit do të jetë i vështirë të ndalojë.

Sa më gjatë jemi të ekspozuar ndaj stresit, aq më të mëdha janë mundësitë që të krijohen probleme në shëndetin tonë.

Stresi kronik prish gati çdo sistem në trupin tonë. Ai mund të rrisë presionin e gjakut, të çrregullojë  sistemin imunitar, të rrisë rrezikun e problemeve në zemër dhe infarktin, të përshpejtojë procesin e plakjes. Stresi afatgjatë mund të sjellë edhe dëmtim të trurit, duke e lënë atë më të prekshëm nga ankthi dhe depresioni.

Aparati lëvizës përbëhet nga kockat, ligamente, tendina, artikulacione, muskuj. Indi lidhës përbën pjesën dërrmuese dhe luan rolin kryesor në stabilitetin në këtë sistem lëvizës. Është pikërisht indi lidhës që dëmtohet nga prania e stresit kronik afatgjatë, si rezultat i prodhimit të hormonit kortizol në gjendrën e mbiveshkës. Ky hormon është një antiinflamator shumë i mirë, pjesë e sistemit tonë të mbrojtjes. Por kur sasia e prodhimit të kortizolit është e madhe, ndodh transformimi i proteinës (tullës bazë të indit lidhës) në sheqer. Edhe më e dëmshme do të jetë situata kur prania e stresit kombinohet me mbingarkesë në punën e përditshme. Kjo është arsyeja që aparati ynë lëvizës degradon gradualisht nga ky proces.

stres-mashkullNëse në harkun kohor të një viti në jetën e individit ndodhin ngjarje me shumë ndikim, si: vdekja e një njeriu te dashur, ndarja në çift, probleme në marrëdhënie, probleme në punë ose shkollë, probleme financiare etj, është e sigurtë që në aparatin tonë lëvizës do të manifestohen çrregullime dhe fillimi i patologjive të para. Problemet që shkaktohen në aparatin lëvizës janë: dhimbje mesi, dhimbje qafe, dhimbje shpine, dhimbje gjunjësh, dhimbje kyçesh, dhimbje koke, marrje mendsh, humbje përqendrimi, dhimbje muskulare e përgjithshme (fibromialgji). Simptomat zakonisht fillojnë shumë ngadalë, por janë të qëndrueshme. Njerëzit në fillim kanë qëndrim mohues ndaj simptomave. Ata fillojnë t’i marrin seriozisht këto shenja kur intensiteti i dhimbjes shtohet, lëvizshmëria e personit ulet ndjeshëm dhe dhimbja është konstante gjatë gjithë kohës.

Reduktimi i stresit ose eliminimi i tij shihen si hapi i parë drejt shërimit nga një problem i aparatit lëvizës.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës