“Plumbi magjik” për kancerin e prostatës

Një “plumb magjik”revolucionar që zhduk qelizat tumorale të kancerit ka mundur të trajtojë pacientët që iu kishin dhënë vetëm disa javë jetë. 6 nga 10 pacientët me një formë të avancuar të kësaj sëmundje i janë nënshtruar para 1 viti këtij trajtimi revolucionar.

Terapia përdor një molekulë që ngjitet vetë tek qelizat tumorale të prostatës dhe i zhduk ato. Shkencëtarët besojnë se ky trajtim “i jashtëzakonshëm” mund të ndihmojë edhe për format e tjera të kancerit, si ai i trurit, tiroides dhe veshkave.

Kanceri i prostatës prek me mijëra meshkuj çdo vit.

 Si funksionon ky trajtim?

Trajtimi i ri përdor molekulat të njohura si antigjenet specifike të prostatës. Këto molekula, të përshkruara si “kali i Trojës”, lëshojnë energji nukleare dhe shkatërrojnë qelizat tumorale. Shkencëtarët kanë bërë një test tek 30 meshkuj me kancer të prostatës, të cilët iu kishin dhënë vetëm disa javë ose muaj për të jetuar.

“Rezultatet janë të jashtëzakonshme”

Drejtuesi i studimit, prof. Giovanni Paganelli, nga Instituti Evropian i Onkologjisë, thotë: “Është një arritje e mirë dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme. Ky është ilaçi më efikas, jo-toksik dhe i vërtetë. Nëse funksionon në fazat e fundit të kësaj sëmundjeje, shanset janë më të mëdha që të funksionojë më mirë në fazat e hershme, dhe ky është hapi që duam të ndërmarrim tani”.

Rezultate janë prezantuar gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Onkologjisë Klinike në Paralimni, Qipro.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi