Djersini shumë gjatë verës? Ja disa këshilla

Përgatiti: Ilma Lamçe

Djersitja është një ndër situatat më të sikletshme gjatë verës si për femrat edhe për meshkujt. Mjekët japin disa këshilla që ju vijnë në ndihmë gjatë ditëve të nxehta.

-Bëni  kujdes me ushqimin. Duhet të mundoheni të shmangni sa më shumë ushqimet e përpunuara, kafeinën, pikantet, alkoolin, akulloret, hudhrën dhe duhanin.

-Konsumoni sa më shumë fruta dhe zarzavate, kryesisht ato të stinës, duke përdorur kështu ushqime bio.

-Përdorni ushqime të pasura me kalcium, vitaminë B.

-Konsumoni sa më tepër lëngje, kryesisht ujë dhe qumësht, duke e mbajtur trupin gjithmonë të hidratuar.

– Sigurohuni që të ushtroheni qoftë edhe për vetëm 10 minuta në ditë. Kështu do të bëni të mundur të ulni nivelet e hormonit të stresit, kortizolit. Më pak stres, më pak djersitje.

 Gjithashtu, për të djersitur sa më pak mund të përgatisni disa trajtime në kushte shtëpie.

Njëra prej tyre është me uthull molle- Lyeni zonat problematike me uthull molle dhe mbajini gjatë gjithë natës. Në mëngjes i shpëlani  me ujë të ftohtë dhe gjithçka nis në rregull.

Këshilla tjetër është të pini dy ose tre gota çaj kamomili në ditë për të mbajtur nën kontroll stresin dhe ankthin, arsye këto përse po djersin./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale