Fara që ju jep shëndet dhe bukuri

Farat dhe bimët e lashta mund të përdoren si produkte bukurie dhe këtë e dëshmojnë recetat famoze për flokë dhe lëkurë, të praktikuara ndër shekuj nga njerëzit anë e mbanë botës.

Kërpi për më shumë se 5.000 vite është cilësuar si burim i nutrientëve. Farat e kërpit po ashtu janë ushqyese, e prej tyre mund të fitoni prodhime me nivel të lartë ushqyes. Kërpi është i pasur me yndyra të shëndetshme, si dhe është burim i fibrave të nevojshme. Nga aminoacidet theksohet omega 3, që ndikon në funksionimin e organizmit të njeriut.

Vaji i kërpit, mielli dhe pluhuri me proteina

Me bluarjen e farave fitojmë vajin e gjelbër, me aromë nga kërpi, të cilin nuk keni pse ta ngrohni, ai është i pasur me aminoacide omega-3, omega-6, vitamina. Pos vajit, prodhimi më i shpeshtë nga farat e kërpit është mielli.

Vaji i kërpit në kozmetikë

Vaji i kërpit është i pranishëm edhe në industrinë e kozmetikës, pasi është i pasur me nutriente të dobishme për lëkurën, përdoret për prodhimet kozmetike të trupit, si te fëmijët po ashtu edhe për të rriturit. Ai gjithashtu mund të përdoret për si përbërës për pastën e dhëmbëve, shampon, balsamin, si dhe në kremra.

Farat e kërpit mund të gjenden në farmacitë bimore, në dyqanet e prodhimeve organike, në supermarkete ose edhe në farmacitë e zakonshme.

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)