Varësia seksuale, OBSH e klasifikon si çrregullim mendor

Për herë të parë, sjellja kompulsive seksuale – quajtur ndryshe varësia ndaj seksit – është klasifikuar në listën ndërkombëtare të sëmundjeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një çrregullim i shëndetit mendor.

E përditësuar në qershor të vitit 2018, lista (e quajtur ICD-11) është një dokument i rëndësishëm që mjekët dhe shkencëtarët në të gjithë botën e përdorin për të identifikuar dhe studiuar problemet shëndetësore dhe shkaqet e vdekjes.

Ky çrregullim seksual përshkruhet në listë si pamundësi për të kontrolluar impulset seksuale intensive dhe të përsëritura që çojnë në sjellje seksuale të përsëritura.

Çrregullimi nuk ka lidhje me sa partnerë seksual ka një person apo sa shpesh kryejnë marrëdhënie seksuale, por kur sjelljet seksuale të dikujt bëhen fokusi kryesor në jetën e atij personi, aq sa mund të lënë pas dore shëndetin, kujdesin personal apo interesa të tjera, aktivitete dhe përgjegjësi.

Ky çrregullim seksual mund të ndikojë në punë apo shkollë, si dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet në çift.

Sidoqoftë, ka nga ata ekspertë që thonë se provat empirike nuk janë të mjaftueshme për ta klasifikuar varësinë nga seksi si çrregullim mendor.

Ashtu si edhe në rastin e varësisë nga lojërat elektronike, një tjetër hyrje e re në listë, çrregullimi seksual duhet të zgjasë për më shumë se gjashtë muaj në mënyrë që të diagnostikohet si i tillë.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun