Recetë verore/ Patëllxhan i mbushur, në krem domatesh

Përbërësit për kremin:

  • 1 kokërr qepe
  • 2 thelpinj hudhër
  • Pak borzilok
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Për mbushjen e patëllxhanëve

  • 4 patëllxhan të prerë në feta për së gjati
  • 2 thelpinj hudhër
  • 50gr gjizë
  • 50gr djathë të bardhë të thërrmuar
  • Pak rigon, majdanoz, nenexhik, kopër
  • 1 kokërr veze
  • 50gr djathë parmixhano ose grana

Përgatitja

  • Në një tenxhere të vogël kavërdisim qepët me hudhrat në pak vaj ulliri. Më pas shtojmë domatet e grira me thikë dhe borzilokun. I lëmë të gatuhen deri sa domatet të treten.
  • Ndërkohë, përgatisim mbushjen:
  • Grijmë imët thelpinjtë e hudhrës, majdanozin, nenexhikun, koprën dhe i bashkojmë në një tas me gjizën, djathin, rigonin dhe vezën.
  • Fetat e patëllxhanit i marinojmë me vaj, kripe, piper dhe i pjekim në furre sa të zbuten, vetëm pak minuta. Pasi të jetë gatuar domatja, e grimë në mikser, dhe me ndihmën e një site heqim lëkurat dhe farat.
  • Mbushim fetat e patëllxhanëve të pjekur me përbërjen që përgatitëm, duke i mbështjellë në forme roleje.
  • Në një tavë balte që duron nxehtësinë, shtojmë kremin e domates dhe roletë e patëllxhanit, pak vaj ulliri dhe djathin parmixhano të grirë me rende. E vendosim tavën në furrë të nxehur në 200gradë, dhe e pjekim rreth 10minuta, sa të shkrijë djathi parmixhano ose grana.
  • E shërbeni me pak borzilok të freskët, të grirë përsipër./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet