Përse duhet ta ulni gjithmonë kapakun e tualetit kur shtypni ujin

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Tualetet janë konsideruar si vendi ku përqendrimi i baktereve është shumë i lartë. Ndoshta nuk e dini, por mos vendosja e kapakut të tualetit para se të shtypni ujin bën të  mundur që një ‘re’ e baktereve të shpërthejë në ajër. Këto baktere mund të vendosen në sipërfaqet e afërta në banjë, duke përfshirë furçat e dhëmbëve, peshqirët, madje edhe muret.

Ky njihet si ‘efekti aerosol’ për disa shkencëtarë, por të tjerë i referohen skenarit të pakëndshëm ‘tualeti’. Ekspertët paralajmërojnë se kjo rrit rrezikun e viruseve të ndryshme si norovirusi,duke e transmetuar nga një  person te një  tjetër.

Jason Tetro, shkencëtar në Universitetin e Guelphit, tregon se çdo herë që ju shtypni ujin një ‘aerosol është krijuar për shkak të shpejtësisë të ujit në bide”.Kur të ndodhë kjo, çdo mikrob që depozitohet në tualet  mund të dërgohet në mjedisin rrethues. Prandaj është  e nevojshme që  të  ulim kapakun e tualetit gjithmonë para se të  shtypim ujin.
Për fat të mirë, tualetet më të reja me rrjedhje të ulët kanë zvogëluar shanset e ‘efektit aerosol’, por shumë tualete të vjetra janë ende në përdorim dhe kështu rreziku është ende atje.

Burimi: Daily Mail/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?