Infeksionet e traktit urinar – simptomat dhe shenjat paralajmëruese

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Personat që vuajnë nga infeksionet e traktit urinar përjetojnë këto simptoma:

  • Dhimbje ose djegie kur urinojnë
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të belit, sipër fshikëzës
  • Urinim të shpeshtë dhe nevojë urgjente për të urinuar
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Urina mund të jetë:

  • E turbullt
  • Me njolla gjaku
  • Me erë të keqe

Edhe meshkujt preken nga infeksionet urinare. Ata mund të kenë:

  • Dhimbje pas skrotumit
  • Ejakulacion të dhimbshëm ose, rrallë, spermë me gjak.

Nëse keni simptoma të tilla si temperaturë të larta, ethe ose të përziera, mund të keni një infeksion të rrezikshëm, si infeksioni i veshkave, prandaj konsultohuni patjetër me mjekun.

Infeksioni urinar gjatë shtatzënisë është një tjetër gjendje shqetësuese. Nëse keni  këto simptoma, kontrollohuni menjëherë tek mjeku. Gjatë kontrolleve prenatale, do të bëni rregullisht analizë të urinës për t’u kontrolluar për infeksionet urinare.

Flisni me mjekun nëse:

  • Keni dhimbje, djegie ose probleme të tjera kur urinoni.
  • Vëreni gjak në urinë
  • Urinoni më shpesh se më parë dhe në sasi të pakët
  • Duhet të urinoni në mënyrë urgjente
  • Keni dhimbje shpine ose në pjesën sipër fshikëzës
  • Vëreni që urina duket e turbullt ose e errët, dhe ka erë shumë të rëndë
  • Keni ethe ose temperaturë të lartë të trupit.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet