Portokalli mban larg problemet me shikimin

Konsumimi i vetëm 1 portokalli në ditë mund të parandalojë një nga shkaqet më të zakonshme të verbimit, sugjeron një studim i ri. Ky frut qitro ul rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular të lidhur me moshën me gati 60%, kanë zbuluar shkencëtarët.

Autorja kryesore e studimit, profesoresha Bamini Gopinath, nga Universiteti i Sidneit, thotë: “Të dhënat tregojnë se flavonidet e gjendura tek portokalli ofrojnë mbrojtje nga kjo sëmundje. Flavonoidet janë një antioksidues i fuqishëm që gjenden tek pothuajse të gjitha frutat dhe perime. Ato kanë përfitime të rëndësishme anti-inflamatore për sistemin imunitar.

Edhe pse flavonoidet gjenden edhe tek produkte të tjera, si molla për shembull, për arsye të paqarta, vetëm antioksiduesit tek portokalli ofrojnë mbrojtje kundër humbjes së shikimit.

Studimet e mëparshme janë fokusuar tek efekti i lëndëve ushqyese të zakonshme si vitamina C, E dhe A tek sytë.

Ndërsa ky studim i fundit është përqendruar tek lidhja mes flavonoideve dhe degjenerimit makular, një nga shkaqet më të zakonshme të problemeve me shikimin.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?